Janë lënduar shtatë minatorë të “Trepçës” nga acidi sulfurik, i cili u ka rënë në trup.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Gani Osmani nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.
Osmani ka treguar se minatorët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
“Janë lënduar shtatë punëtorë të Trepçës. Ata janë dërguar në spital”, ka deklaruar ai.