Skuadra e FC Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë.
Alejandro Balde u lëndua në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe FC Barcelona.
Balde u pa duke qarë në fushë për shkak të lëndimit që mori, dhe tani lëndimi mund të jetë më i rëndë se sa pritej.
Pas humbjes së Barçës nga Athletic Bilbao në stadiumin San Mames, Marca raporton se Balde do ta humbasë sezonin.
Balde mund të jetë jashtë për rreth 4 muaj dhe tani do të duhet të vendoset nëse do t’i nënshtrohet një operacioni.