5.9 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Lëndim me thikë dhe grabitje të një lokali në Prizren

Një person në Prizren, ka hyrë me dhunë në një lokal, me ç’rast e ka sulmuar me thikë një femër e më pas ka grabitur një shumë të caktuar të hollash.

Viktima me lëndime trupore është dërguar në spital për trajtim, ndërsa pas intervenimit të policisë i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Ai gjatë intervistimit ka pranuar kryerjen e veprës penale dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prizren 08.10.2023 – 14:00. Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, pretendohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img