Dy trafikantë droge janë arrestuar nga autoritetet policiore të Bolonjës në Itali.
Bëhet me dije se janë sekuestruar disa kilogramë lëndë narkotike, para dhe armë.
Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar shqiptar u kap pasi ishte vendosur nën vëzhgim nga efektivët, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro.
Në të njëjtën kohë, në zonën e Reggio Emilia agjentë të tjerë vijuan vëzhgimet pranë banesës së 37-vjeçarit, ku identifikuan një tjetër shqiptar, 46 vjeç, i cili u arrestua më pas.
Në makinën e tij u gjet një çantë shpine me rreth 6 kilogramë kokainë, 20 kilogramë kanabis si edhe një psitoletë Taurus dhe 50 gëzhoja.
Brenda shtëpisë së 46-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi 2.6 kilogramë hashash dhe një shumë prej 9290 eurosh cash.