0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj u mundëson banorëve kyçjen në Llozicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën përuroi fillimin e punimeve në realizimin e hyrje-daljes së Llozicës, kyçje e cila garanton sigurinë e komunikacionit përgjatë rrugës Nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe banorëve të kësaj ane.

Kyçja e kësaj pjesë është kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj ane, të cilën ministri Lekaj ua realizoi. Prandaj, kërkoi nga punëkryesi që punimet të realizohen sipas planit dinamik të paraparë, në mënyrë që sa më parë të përfundohet kjo hyrje dalje me rëndësi për sigurinë e komunikacionit dhe banorëve të këtij lokaliteti.

Hyrje – dalja e Llozicës do të realizohet në kuadër të mirëmbjatjes së rrugëve, ka vlerë afër 100 mijë euro dhe do të përfundojë brenda 10 ditësh. Projekti do të realizohet me standardet më të larta të sigurisë rrugore, do të garantojë lëvizje të sigurtë në këtë segment rrugor dhe hyrje dalje për banorët e Llozicës dhe fshtrave tjera që lidhen me rrugën Nacionale N9.Image may contain: 1 person, standing, sky and outdoorImage may contain: 5 people, people standing and outdoorImage may contain: 3 people, people standing, sky, suit and outdoor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img