7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj u kërkon deputetëve që nesër ta votojnë tërheqjen e Trustit

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj ka kërkuar që nesër të votohet tërheqja prej 30 për qind e Trustit.

Lekaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet që të gjithë së bashku pa interesa politikë të votojnë në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës.

“Nesër, votohet për Tërheqjen e Trustit . Të nderuar kolegë Deputet, nesër është ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ku vota jonë “Për Trustin” , do të ju mundësojë atyre tërheqjen e 30% të mjeteve financiare që ju takojnë, ku padyshim do të ndihmohet mirëqenia e tyre e cila tashmë është e rënduar nga rritja e të gjitha çmimeve.

Qytetarët si asnjëherë më parë kanë nevojë për Trustin, prandaj ju lus që të bëhemi bashkë pa interesa politike e të votojmë në dobi dhe interesë të qytetarëve të Kosovës!”, shkroi Lekaj.

Nesër, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të vendosin nëse qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve financiare nga Trusti Pensional.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img