-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj u bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar

Të reshurat e borës nuk po ndalen në pjesën dërmuese të Kosovës.

Marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike, reshjet e pandërprera të borës dhe ngricave, Ministria e Infrastrukturës po vazhdon punën e saj në teren, me qëllim të krijimit të mundësisë së qarkullimit të lirë të automjeteve.

Pavarësisht se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbeten të angazhuara maksimalisht në krijimin e kushteve të përshtatshme për qarkullim, Ministri Lekaj përmes një video-postimi në rrjetin social “Facebook”, bën apel te të gjithë shoferët për kujdes të shtuar dhe posedim të pajisjeve dimërore.

“Bora nuk po ndalet e as puna për ta pastruar atë. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës janë në teren gjithandej Kosovës për të mundësuar qarkullim në të gjitha rrugët rajonale, nacionale dhe autostrada”, shkruan Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img