Site icon PrishtinaPress

Lekaj thotë se zhvilloi bisedë telefonike me Thaçin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Lajmin e bëri të ditur Lekaj, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, ka uruar që me mikun e tij, Hashim Thaçi dhe luftëtarët e tjerë të shihen së shpejti në Kosovë.

“Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun time Presidenti Hashim Thaçi. E falënderoj për kohën dhe mundësin për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen. Uroj që me Presidenti Thaçi bashkë më luftëtarët tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.

Exit mobile version