Site icon PrishtinaPress

Lekaj: Thaçi më befasoi me telefonatën nga Haga

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka zbuluar detaje tjera në bisedën telefonike të cilën tha se e pati me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai thotë për klankosova, se ishte befasuar nga një telefonatë e tillë nga selia e burgut në Hagë.

“Nuk kam pritë që nga selia e burgut të Hagës, të kem një thirrje të tillë”, shprehet Lekaj, njofton Klan Kosova.

Lekaj thotë se këtë, Hashim Thaçi e bëri me arsye.

“Por, presidenti edhe njëherë dëshmoi se në ditët e veçanta di t’i harrojë brengat e veta dhe t’i nderojë miqtë”.

Tutje Pal Lekaj nga AAK, mohon se telefonata që pranoi nga ish-presidenti Hashim Thaçi kishte të bënte me zhvillimet e fundit politike.

“Arsyeja e vetme e bisedës ishin Krishtlindjet”, pohoi Lekaj.

Exit mobile version