Site icon PrishtinaPress

Lekaj: Të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin

Për shefin Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, Kurban Bajrami është festë e çmuar, e cila duhet të jetë shkas që të përcjellim të gjithë, pa dallim bindjesh e besimesh, mesazhe për paqe e humanizëm ndër njerëzorë.

“Në ketë festë, bashkëkombas të fesë myslimane, ju bëni Kurban diçka, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë, kjo është sakrificë përballë zotit, tek i cili besojmë të gjithë. Në këtë ditë tuajën të veçantë, të thërrasim për mposhtje të egoizmit, që ta arrijmë vetëkontrollin në rrugën e së ardhmes që na pret, e cila po bëhet çdo herë e më e rrezikshme për mbarë njerëzimin”, ka thënë Lekaj.
“Duke dëshiruar për të gjithë juve, e familjet tuaja, paqe e begati, jo vetëm sot, por për gjithë jetën… Iu themi, Gëzuar! Pal Lekaj me Familje”.
Exit mobile version