Site icon PrishtinaPress

Lekaj takim me Apostolovën, flasin për projektet infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim Shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën kanë biseduar për projektet aktuale infrastrukturore të Kosovës.

Lekaj theksoi se Apostolova ka konfirmuar angazhimin që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve.

Ky është postimi i plotë:

Sot prita në takim me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, të cilën e informova për projektet aktuale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Republikës së Kosovës dhe për ato në të ardhmen lidhur me agjendën e konektivitetit për projektet ndërkufitare.

Me znj. Apostolova diskutuam edhe për takimin e mbajtur në Sofje në mes ministrave të vendeve të rajonit dhe për përgatitjet për Samitin e Sofjes që do të mbahet në muajin maj, me temë kryesore transportin.

Znj. Apostolova e konfirmoi se Bashkimi Evropian është shumë i angazhuar në agjendën e konektivitetit në mënyrë që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve dhe për të cilat ka mundësi financimi përmes instrumenteve financiare të BE-së.

Exit mobile version