Site icon PrishtinaPress

Lekaj reagon për sulmin ndaj Xhamisë në Novobërdë

Kryetari i grupit parlamentar i AAK-së, Pal Lekaj, pas raportimit të indeksonline për gjendjës së xhamisë në Novoberd, është shprehur se është koha për paqe, është koha që të jemi “sy-katër”.

Ai përmës një statusi në facebook ka thënë se komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim dhe harmoni.

Postimi i plotë:

Është koha për paqe, është koha që të jemi “sy-katër”.

Komunitetet në Kosovë pa dallim feje e nacionaliteti duhet të jenë në mirëkuptim e në harmoni të plotë, kështu i ndihmojmë vendit dhe vetes secili prej nesh.

Në këtë kuptim edhe akti i sotëm, vandalizmi i bërë ndaj një objekti fetarë, Xhamisë në Artanë (Novobërdë) është i papranueshëm dhe si i tillë duhet dënuar e duhet izoluar. Ai (ata) që e kanë bërë këtë duhet të dalin para drejtësisë sa ma parë.

Kosova nuk e ka në traditë të sulmohen kultet fetarë të askujt edhe në kohët më të vështira kjo është vërtetuar. Prandaj nuk duhet toleruar që këto veprime të bëhen përditshmëri.

Exit mobile version