-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Policia të ruhet nga ndërhyrjet politike (Foto)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj në 17  vjetorin e themelimit të policisë së Kosovës ka vizituar Stacionin policor në Gjakovë bashkë me deputetin Lah Brahimaj.

Lekaj me këtë rast ka thënë se ndonëse ka mungesë të infrastrukturës ligjore dhe pajisjeve elementare, motivi që kishte gjenerata e parë e policisë është për lakmi.
Ai ka inkurajuar policinë që të ruaj privatësinë nga ndërhyrjet politike, sepse sipas tij, djem e vajza janë sakrifikuar për polici të shtetit e jo individëve.
Lexoni urimin e plotë të Lekajt:
Policia e Kosovës, apo siç në fillimet e veta quhej, Shërbimi Policorë i Kosovës (ShPK), sot i mbush 17 vite.
6 shtatori i vitit 1999 do të mbahet në mend për kaltërsinë e uniformave të policisë së shtetit me të ri. Edhe pse me mungesë të infrastrukturës ligjore dhe të shumë pajisjeve elementare, motivi dhe kurajo që ishte të gjenerata e parë është për lakmi.
Jemi krenarë për rrugëtimin e vajzave dhe djemve të Kosovës, të cilët me shumë mund kanë arritur të bindin botën demokratike për të na mbështetur në vazhdimësi që të kemi një polici e cila është në gjendje të ruaj jetën e qytetarëve, pronën e tyre dhe shtetin si tërësi.
Në këtë ditë nuk duhet harruar të gjithë ata pjesëtarët e policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Pa ata pjesëtarë Policia e Kosovës nuk do të ishte institucioni ndër më të suksesshmit në rrugëtimin e shtetndërtimit me besimin e madh të qytetarëve në të.
Urojmë që policia ta ruaj pavarësinë e saj nga ndërhyrjet politike, sepse djem e vajza janë sakrifikuar që të kemi polici e ushtri të shtetit, e jo të individëve.
Urime Kosovë!
Suksese Policisë sonë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img