0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Nuk e pranoj assesi që kryeministri Kurti t’i ofendojë bashkatdhetarët tanë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti i cili tha se arsimi në Kosovës ka prodhuar analfabetë të cilët tanimë punojnë si punëtorë krahu në Gjermani.

Lekaj ka thënë se kjo është fyerje ndaj diasporës.

Ai ka thënë se Kurti ka mashtruar edhe për policën kufitare.

Postimi i plotë i Lekajt, pa ndërhyrje:

Fyerja e Kryeministrit ndaj Diasporës sonë është e papranueshme, dhe si i tillë ky epitet i dëmton tej mase ata. Si deputet i Republikës së Kosovës, nuk e pranoj assesi që një kryeministër t’i ofendojë në këtë mënyrë bashkatdhetarët tanë.

Kryeministër, fillimisht i mashtrove me polisën kufitare, për të cilën mandatin e parë u pagove, ndërsa këtë vit i detyrove të paguajnë, dhe nuk e largove siç pate premtuar.

Falë tyre je kryeministër, dhe besoj se votat e tyre do të ndëshkojnë!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img