Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të vazhdojë pa u sanksionuar Serbia, për këtë çështje Lekaj është shprehur se duhet të sanksionohet edhe Serbia nga ndërkombëtarët.

“Ne e kemi thënë dhe po e them prapë se sanksionimi i Serbisë duhet patjetër të ndodhë, duhet të sanksionohet Serbia në këtë drejtim urgjentisht por në të njëjtën kohë duhet patjetër të hiqen sanksionet ndaj Kosovës sepse po dëmtohen qytetarët, nuk dëmtohet një kryeministër”, ka shtuar ai.