Ky është njoftimi i Ministrit Lekaj:
Në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në N 2, segmenti Kaçanik – Hani i Elezit, në koordinim të plotë me ministritë e linjës, Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim që të zhvendosen përkohësisht pika doganore, në pikën kufitare “Glloboçicë”, kjo për faktin që të mos krijohen kolona dhe pritje të gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve.
Sot kam biseduar me Ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin mbeti e hapur mundësia e një takimi për të qenë sa më të koordinuar në të dyja anët e kufirit, kemi biseduar me ambasadorët, atë të Maqedonisë në Kosovë dhe të Kosovës në Maqedoni, për të qenë në koordinim të plotë dy vendet tona, në mënyrë që kjo situatë e përkohëshme të menaxhohet sa ma mirë të jetë e mundur.
Për çdo zhvillim do të jemi bashkë në krye të detyrës më gjitha kapacitetet tona ministrore që të tejkalohet kjo situatë, aspak e dëshirueshme, por mëse e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.