2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia e mirëfilltë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në Ditën ndërkombëtare të demokracisë tha se Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë.
Lekaj tha se sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë e shpallur para nëntë vitesh, nga OKB-ja, ndërsa angazhimi ynë duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane.
“Kosovën, kjo datë e shënuar, e zë me një sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë. Demokracia, është një doktrinë që rregullon legjitimitetin e veprimtarisë së shtetit. Pra demokracia nuk është vetëm pushtet i votës, por edhe legjitimitet i cili vepron sipas kushtetutës në qeverisjen e shtetit në emër të popullit”, shprehet Lekaj.

Ai tha se mungesa e demokracisë do të thotë mungesë e garancës për të drejtat e njeriut, të cilat mundësojnë zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të së drejtës.
Sipas tij, angazhimi duhet të fokusohet që ta bëjmë Kosovën shtet modern e model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane, qëndrueshmërinë e saj si akti i parë juridik në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img