Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Mustafa se deputetët e opozitës janë duke këmbëngulur për të ndaluar Liberalizimin e Vizave. Lekaj me këtë rast ka theksuar se ekspertë nga të gjitha lëmit janë kundër asaj që kryeministri Mustafa institon të shtyej përpara.
Sipas tij, Mustafa as sot nuk po arrin të shënojë “autogol” të qëllimshëm për Kosovën, që të falen toka e t’i kthehen Serbisë, transmeton Indeksonline.
Ky është reagimi i plotë:
Profesionistë e ekspert nga të gjitha lemit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t’i i quan të “sëmurë”, vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës…ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve.
As sot sikur atëherë nuk po arrinë të shënosh “autogolin” e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti t’përshtatet si “tregtarë” që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte “ne jemi padrejtësia – ne jemi tradhtia”. Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur.
Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t’i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit. Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që t’a lëni si alibi për ngërç, e kështu për t’i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.
Kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës.