0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Meja, pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën.

Ai në facebook ka shkruar se 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte nga Gjakova e Kosova çdo shqiptar e çdo gjë që ishte shqiptare.

“Dëshmorët e martirët janë argumente se nuk ishte lehtë të përballesh me pushtuesin për të fituar lirinë. Sot e në çdo ditë duhet të nderojmë të rënët për çlirim, nderimi më i mirë për ta është që të punojmë pa ndalshem për pasardhësit e tyre dhe për mbarë qytetarët, me idealin e familjarëve të tyre të rënë”, ka shkruar Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img