Site icon PrishtinaPress

Lekaj lavdëron Thaçin për veprimin për FSK-në

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta presë Listën Serbe për të krijuar Ushtrinë.

“Sa i përket tranformimit të FSK-së në Ushtri, apo ndërrimit të misionit, Lista Serbe nuk duhet të pritet. Prandaj duhet që sa më parë të procedohet Ligji”.

“Me kohë kemi parë që Lista Serbe nuk e ka ndërmend ta votojë. Prandaj është parë që të bëhet ndryshimi i kapaciteteve që t’i dalë në mbrojtje Kosovës”.

Lekaj që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se iniciativa e Presidentit është e duhur.

“Presidenti është komandant i Ushtrisë dhe me Kushtetutë ai është dashur ta iniciojë edhe pse Qeveria ka qenë inerte në këtë drejtim. Si rezultat i ngecjes së Qeverisë presidenti e ka marrë këtë inciativë”.

Ai ka thënë poashtu se AAK është shumë pro krijimit të Ushtrisë.

“Si AAK e kemi thënë se nuk ka shtet pa ushtri. Tash flitet se duhet konsultohet Beogradi dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese”.

“Si AAK jemi që sa më shpejt të procedohet ligji në Kuvend dhe të miratohet me ato kompetencat që duhet t’i ketë një ushtri”.

Exit mobile version