1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj – Kurtit: Ku mbeti reciprociteti me targa, dokumentet e udhëtimit, diplomat?

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj e ka quajtur sot mashtrues kreun e Qeverisë në detyrë, Albin Kurtin.

Lekaj ka thënë se Kurti është mashtrues në ikje, e se mbrëmë pa fije turp e ka vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Ai ka pyetur se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.

“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të certifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumenteve të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?

Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img