Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka shfrytëzuar politikisht vrasjen e gruas shtatzënë.
Postimin e shumëkomentuar të Albin Kurtit, Lekaj e ka quajtur poezi dhe “hajgare”.
“Kurti e shfrytëzoi politikisht. Është hajgare cka ka postuar”, ka thënë Lekaj në “DPT te Fidani”.
Lekaj ka thënë se Kurti paraqitet herë si politikan e herë si gazetar.
“Duhet të bëjë veprime, e jo të vajtojë vazhdimisht. Është hajgare”, ka deklaruar ai.
“Merreni poezinë që e ka publikuar. Për mua është hajgare që një kryeministër i vendit të bëjë ashtu”, ka thënë ai.
Lekaj ka thënë se i tërë zinxhiri institucional mban përgjegjësi për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare. Ai ka kërkuar seriozitet më të madh nga institucionet për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet.