1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Kryeministri që po çmendet

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se pushtetarët po dëshirojnë të fitojnë dinjitet duke u sjellur pa dinjitetshëm në radhë të parë përpara qytetarëve, e pastaj ndaj secilit profesionist, i cili ka guximin t’u bëjë ballë me argumente qeverisë dhe presidentit.
Lekaj si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit dhe kryeministrit të bëra sot gjatë ditës lidhur me demarkacionin, ka thënë se i kanë marrë ca dokumente nga Mali i Zi (dikush ditën e dikush natën e nëpër errësirë) e po mendojnë se kanë argumente që i rrëzojnë faktet, e dhjetëra ekspertëve e deputetëve, se Kosova humb mbi tetëmijë hektarë tokë.
Deklarata e plotë e Lekajt:
Kryeministër tinzar, por e ka ngatërruar kohën dhe ka harruar se nuk e ka ish-regjimin
Në mënyrë tinzare, kryeministri që po çmendet, e presidenti që se njeh unitetin, dëshirojnë të ndërrojnë kursin e debatit për demarkacionin, duke insistuar tash në emertimin personal se kush sa hektarë tokë ka humbur me ketë marrëveshje.
Pse kështu, në mënyrë perfide, hajduteske, fshehtas? Sepse i kanë marrë ca dokumente nga Mali i Zi (dikush ditën e dikush natën e nëpër errësirë) e po mendojnë se kanë argumente që i rrëzojnë faktet, e dhjetëra ekspertëve e deputetëve, se Kosova humb mbi tetëmijë hektarë tokë.
Po të ishte ashtu siç po thonë këta të dy, pse nuk ka ardh marrëveshja në debat para një viti, para nënshkrimit. Sepse edhe ky proces si gjithë të tjerët, brenda dhe jashtë, janë bërë me tallje për Kosovën. Duke thënë “hajt se kalon edhe kjo…”
Nuk i kemi faj këtyre njerëzve që po i tremb për vdekje, dalja në shesh e së vërtetës. Skena politike në vend nuk duhet të përçahet për fajin e dy njerëzve, në qeveri e presidencë dhe për shkak të një komisioni të keq.
E meta e gjithë kësaj kohe është se, pushtetarët po dëshirojnë të fitojnë dinjitet duke u sjellur pa dinjitetshëm në radhë të parë përpara qytetarëve e pastaj ndaj secilit profesionistë i cili ka guximin tu bëjë ballë me argumente qeverisë dhe presidentit.
Deputetët duhet të bëjnë maksimumin që të bindin veten e të jenë dinjitozë e mbi të gjitha gardian të së vërtetës e cila logjikshëm na thotë se është në anën e qytetarëve (sidomos atyre të Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut) që po e kundërshtojnë çdo ditë me krejt mënyrat e mundshme demokratike.
Këta qytetarë kufirin e duan vijë miqësore e jo diçka tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img