1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Kryeministri Kurti e ambasadori Berishaj s’përjashtohen të jenë pjesë e hetimeve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar të gjithë ata që kanë qenë vendimarrës sa i përket parasë publike do të jenë pjesë e hetimeve.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar të gjithë ata që kanë qenë vendimarrës sa i përket parasë publike do të jenë pjesë e hetimeve dhe të ftuar në komisionin hetimor për energji duke mos përjashtuar as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Lekaj që njëherësh edhe anëtar i komisionit hetimor për energji, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në listën e të ftuarvedo të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Sa i përket hetimeve, kemi kërkuar që të kemi dokumentet e bollshme, të gjitha vendimet që janë bërë gjatë kohës kur kemi pasur krizë energjetike, dhe pa marrë parasysh se cili zyrtar ka vënë firmën në dokumente jemi të gatshëm ta ftojmë duke mos përjashtuar askënd, duke filluar nga kryeministri”, është shprehur ai.

Ambasadori Berishaj do të jetë objekt i hetimeve

Ndonëse ende nuk është përcaktuar lista, Lekaj ka theksuar se ky komision i krijuar do të jetë sa ma transparent me publikun.

“Asnjëri nuk do të jetë i përjashtuar, as Berishaj as Kurti. Nëse hasim se është bërë një transaksion i tillë atëherë patjetër që do të jetë objekt i hetimeve edhe Berishaj. Asgjë nuk na pengon të vijmë deri te e vërteta sepse edhe vetë kemi qenë objekt i hetimeve dhe kurrë nuk kemi penguar drejtësinë”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga qeveria dhe akterët e përfshirë që të mos ketë pengesa sa i përket kërkesave dhe dokumentacioneve.

Kur pyetet se a beson se si opozitë e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për ta bërë këtë hetim, ai e ka pohuar këtë gjë.

“Po e kemi legjitimitetin e mjaftueshëm, ligji na lejon, kushtetuta na lejon, nëse ka keqpërdorime janë organet legjitime autonome që do të merren me atë. Do t’i shkojmë çështjes deri në fund për të gjitha ato që janë përfolur”, ka thënë ai.

70 milionë euro janë paguar nga qeveria Kurti për veriun

Lekaj, ka deklaruar se 70 milionë euro janë paguar nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Kurti për Veriun e Kosovës.

“Janë 70 milionë euro që janë paguar në veri të Kosovës. 40 milionë janë ndarë vitin e kaluar dhe pothuajse edhe 30 milionë në këtë tre mujorshin e këtij viti. Tani edhe 100 milionë që janë të rezervuara, do të thotë 170 milionë vetëm për energji”, ka thënë ai.

Shkelja e ligjit nga Qeveria

Sa i përket pagës minimale dhe mospërfshirjes së veteranëve në ligj të ri, Lekaj ka thënë se me këtë rast Qeveria po e shkel ligjin.

“Qeveria po e shkel ligjin, po shkel mbi dinjitetin e atyre që kanë luftuar për Kosovën. T’i anashkalojë ata komplet, mendoj që është e pavend është e turpshme nga qeveria Kurti dhe në këtë drejtim ne do të kërkojmë që ajo çështje të hyjë në ligj e të trajtohen barabartë”, ka thënë Lekaj.

Po ashtu, Lekaj ka konfirmuar se si parti opozitare i mbështesin edhe protestat e mundshme të veteranëve.

“AAK i mbështet protestat e mundshme të veteranëve sepse kanë të drejtën elementare për të kërkuar një trajtim serioz dhe nëse kjo qeveri bën hajgare me ta, atëherë le t’i pret protestat”, shtoi ai.

Sipas tij, qeveria duhet ta konsiderojë serioze kërkesën e veteranëve, edhe thirrjen e mundshme të protestave.

“Është hajgare nëse nisemi nga e gjithë ekonomia e zhvilluar në Kosovë, nga çmimet e larta dhe artikujt elementarë, mendoj se nëse ne kemi ekonomi të dobët, nëse kemi ngritje enorme të çmimeve dhe paga minimale të mendohet të jetë 247 euro mendoj që është e pavend. Ne kemi kërkuar që së paku të jetë 350 euro dhe për vitet në vijim të mendohet që të ngritet edhe më shumë paga minimale”, përfundoi Lekaj./Portali D/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img