Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka mbajtur një tubim elektoral në Cërmjan të Gjakovës.
Ai ka bërë me dije se ky rajon është rreshtuar drejt.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Dushkaja ka ditur gjithherë të rreshtohet, dhe kësaj here është rreshtuar për Kosovën Fituese
“Dushkaja, si gjithmonë, e rreshtuar DREJT. Historikisht, Dushkaja ka ditur të rreshtohet, dhe kësaj here është rreshtuar për Kosovën Fituese. AAK 137”, ka shkruar Lekaj.