“Sa i përket këtyre pengesave dhe mos përcjellja me vija buxhetore, mos kryerja e punës sipas kontratës dhe mos përmbushja e obligimeve nga qeveria e Kosovës, pretendimet e “Bechte & Enkas” kanë qenë diku 63 milionë euro, për mos pagesën apo mbështetjen financiare që ka qenë e kontraktuar për vitet 2014, 2015, 2016. Këto kanë qenë ato pretendimet e “Bechtel Enka” buxhetit të Kosovës t’i kushtojë shtesë diku 63 milionë euro”, thotë ministri i Infrastrukturës.
Lekaj tregon sesi pas diskutimeve me kompaninë “Bechtel Enka” kanë arritur të zbresin shumën e 63 milionë euro në 45 milionë euro, shkruan lajmi.net.
“Pas diskutimeve dhe negociatave duke u bazuar në kontratë dhe duke u bazuar në pëlqimin, aprovimin e Komitetit Ndërministror për zgjatje të kontratës edhe për një vit, ne kemi arritur që ketë shumë prej 63 milionësh të diskutojmë shumën 45 milionë, mirëpo ende nuk është definitive. Ne po pretendojmë mos ka hapësirë të diskutojmë prapë me BE, por sido që të jetë Komiteti Ndërministror merr vendim shumë shpejt, brenda javës, sesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se i gjithë projekti i autostradës “Arbër Xhaferi” do të përfundoj në muajin dhjetorë të vitit 2018.
Lekaj tregon nëse marrëveshja me “Bechtel Enka” ka penalti të tjera e që Kosova do të jetë e obliguar të paguaj para ekstra 45 milionëshit. Kjo dhe tema të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e realizuar me Lekajn.