Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mëngjesin e sotëm e ka filluar me inspektim tek pjesa ku ishin bërë rrëshqitjet e dheut në Mazgid të Obiliqit.
Sipas Lekajt kjo rrëshqitje është vetëm njëra nga shumë investimet e dobëta dhe pa cilësi nga qeverisjet e kaluara.
Ministri Lekaj ka deklaruar se kjo nuk do të lejohet të përsëritet më.
Postimi i plotë:
Në inspektim të punimeve në sanimin e gabimeve të shkaktuara nga e kaluara.
Kjo rrëshqitje në Mazgid të Obiliqit është vetëm njëra nga shumë investimet e dobëta dhe pa cilësi, (siç i thote populli “shkel e shko”) nga qeverisjet e kaluara, në infrastrukturë rrugore.
Kjo nuk do të lejojmë që të na përsëritet në investimet e ardhshme.