Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është i zhgënjyer me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për faktin që nuk ka qenë afër ish-krerëve të UÇK-së gjatë gjyqit të tyre në Gjykatën Speciale.
Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Lekaj tha se Kushtetuta e Kosovës e prezumon pafajësinë e të gjithëve deri në momentin që nuk provohet e kundërta.
“Është për të ardhur keq që Presidentja Osmani nuk ka treguar gatishmëri të jetë afër tyre. Dihet që prezumimi i pafajësisë është i garantuar me Kushtetutën dhe deri sa të ketë vendim tjetër ata janë të pafajshëm”, tha ai.
“Fatkeqësisht në krye të institucioneve kemi njerëz që nuk iu intereson qytetari i Kosovës. Në fund të fundit ata kanë qenë qytetarë të Kosovë dhe kanë luftuar në këtë vend”, shtoi Lekaj.