-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj i kërkon Qeverisë ta subvencionojë shtrenjtimin e energjisë, paralajmëron protesta

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Zyra Rregullatore e Energjisë nuk është dashur të marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë prej 15 për qind.

Lekaj tha se pas këtij vendimi, ajo që i mbetet grupit parlamentar të AAK-së është që të bëjë luftën e vet politike.

“Ajo që i mbetet grupit parlamentar të AAK-së që të veprojë, ku tashmë jemi para një akti të kryer, është se ne do të bëjmë luftën tonë politike në komisionet përkatëse, por edhe në parlament që të kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të subvencionojë këtë 15% të ngritje të çmimit të energjisë”, është shprehur Lekaj në “Info Magazine”.

Tutje, në rast se kjo nuk do të ndodh, Lekaj paralajmëroi protesta me kërkesë që qeveria ta subvencionojë energjinë.

“Nëse kjo nuk ndodh, ne do të fillojmë komunikimin me qytetarët dhe në mënyrë demokratike, qytetarët protestojnë dhe të kërkojmë që qeveria ose të subvencionojë, ose ZRrE-ja ta abrogoj vendimi ne vet”, është shprehur Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img