1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj i bashkon në një sofër Haradinajn e Veselin, pa presidentin Thaçi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj me rastin e festës së Pashkëve, ka ftuar mysafirë në konakun e tij, të pranishëm ne ketë konak ishin kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, i pari i Gjakovës Ardian Gjini, deputetë dhe ish- luftëtarë të UÇK-së.

Mirëpo për dallim nga viti i kaluar në këtë sofër ka munguar presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk dihet arsyeja e mos prezencës së tij apo ndoshta ka ndikuar marrdhëniet e ftohta qe kanë me kryeministrin Haradinaj./ prishtinapress.eu

Kryeministri Haradinaj ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook:

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img