1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Heqja e mandatit, më e vogla që mund të bëjmë për sovranitetin e Kosovës

Sot në media u raportua se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së dhe Nismës vazhdojnë të bojkotojnë seancat plenare do t’iu hiqet mandati i deputetit.
Kjo pasi që sipas rregullores, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, i pari i legjislativit e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore, transmeton Indeksonline.
E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për Indeksonline se deputetëve nuk i intereson nëse u merret mandati, përderisa më me rëndësi është sovraniteti i vendit.
“Sa i përket heqjes së mandatit të deputetit, ne me vetëdije të plotë i kemi bojkotuar seancat parlamentare për dy çështje të rëndësishme. Ne vendin e shohim në krizë të thellë politike dhe të kapluar nga e keqja, prandaj nuk kemi menduar a do të na hiqet mandati i deputetit apo jo”, ka theksuar Lekaj.
Ai tutje ka thënë se më me rëndësi për deputetët ishte mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të shtetit, e për mandat as që kanë diskutuar.
“Ne jemi tërhequr me vetëdije por edhe nëse na hiqet mandati është më e vogla e mundshme që mund të bëjmë për këtë vend”, ka përfunduar Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img