Site icon PrishtinaPress

Lekaj flet për daljen e Listës Serbe nga Qeveria

Lista Serbe zyrtarisht ende është në koalicionin qeverisës. Deklaratat e kryetarit të këtij subjekti, Goran Rakiq cilësohen të ngutshme nga nënkryetari i AAK-së dhe ministri i qeverisë Haradinaj, Pal Lekaj.

“Është një deklaratë e ngutshme e kryetarit të Listës Serbe. Ende nuk kemi marrë letër zyrtare që po largohen prej koalicionit dhe derisa nuk kemi diçka zyrtare ne e dimë që janë ende në koalicion”, ka thënë Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së e vlerësoi veprimin e ministrisë se Jashtme për arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.

“Është gabim trashanik i z. Gjuriq qe mos t’i respektojë ligjet dhe kushtetutën e vendit, ne jemi shtet i pranuar ndërkombëtarisht”, theksoi ai.

“Nuk është tani koha të luajmë me ndjenja të qytetarëve, edhe atyre serbë sepse ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Beogradi po luan me ndjenjat e tyre”, shtoi Lekaj.

Exit mobile version