1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Durimit po i vjen fundit, aty ku ka padrejtësi nuk mund të ketë paqe

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha të martën se vazhdimi i mohimit që Ramushi Haradinaj të jetë në Kosovë në krye të detyrës është një trashje e padrejtësisë ndaj tij dhe rritje e rrezikut për Kosovën.

Ai tha se kjo padrejtësi po del të ketë ndodhur me shkas dhe këtë sipas tij, po e vërtetojnë veprimet destruktive e luftënxitëse të Serbisë, siç është rasti me murin, me kërcënimet për të shpallur Asociacion të Komunave me shumicë serbe sipas ligjeve të Serbisë, tentimi për të “pushtuar” territorin e Kosovës përmes një treni ilegal e me mesazhe nacionaliste, kërcënimi i Nikoliçit me përdorimin e Ushtrisë së Serbisë për të hyrë në Kosovë etj.

“Ndalimi i Ramushit dhe veprimet e Serbisë, na tregojnë se nuk jemi në situatë që të durojmë edhe me tutje ketë qeveri në Kosovë e cila lejon Serbinë që të vazhdojë të na luftojë. Detyrë kryesore e qeverisë së vendit tonë është, të kërkojë nga BE-ja që të mos i respektojnë këto fletëarreste, shkarravina të cilat e kanë firmën e gjakatarit, Millosheviç. Në të kundërtën po marrim sinjale se padrejtësitë për çlirimtarët e Kosovës nuk do të përfundojnë ndonjëherë, e nëse është kështu, për ne është e papranueshme dhe do të marrin përgjigjen e duhur”, tha Lekaj.

Ai tha se durimit po i vjen fundit dhe aty ku ka padrejtësi nuk mund të ketë paqe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img