Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Sot filluan punimet në Segmentin R102 Komoran – Marinë, 17 kilometra e gjatë, e cila duhet të përfundojë para dimrit të vitit 2019.
Drenica ka dhënë shumë për Kosovën dhe kjo që filluam sot është diçka nga ajo që do të bëjmë në mandatin tonë katër vjeçar. Se shpejti do të fillojë edhe rruga nga Feronikeli deri të “Kroni Mbretit”, 5 kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me koridorin N 9, Prishtinë – Pejë. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, për Skenderaj, Drenas dhe për mbarë rajonin e Drenicës.
Drenica ashtu si krejt Kosova deri në vitin 2023 do të jetë e kompletuar në infrastrukturë, moderne dhe me të gjitha elementet e sigurisë dhe sinjalistikës.
Urime Drenicë…