Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me largimin nga puna kryesindikalistin e Minatorëve.
Lekaj ka thënë se Sindikata nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë.
“Sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën”, ka shkruar Lekaj.
Postimi i plotë i tij:
Sindikata e Trepçës nuk ka asnjë përgjegjësi për dështimet e menaxhmentit dhe qeverisë për Trepçën.
Minatorët me organizimin e vet sindikal, janë duke e drejtuar gishtin nga përgjegjësit kryesorë për situatën e krijuar. Qeveria në vend që të bisedojë me ta për ta gjetur një zgjidhje, ajo e penalizon duke larguar nga puna kryesindikalistin.
Ky është frikësim!
Diktatura brina ska!