0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Deshi apo jo Avdullah Hoti dhe koalicioni VV-LDK, Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka paralajmëruar Vetëvendosjen dhe LDK-në të mos bllokojnë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Lekaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini i është kthyer çështjes së ndarjes së 53 milionë eurove për kompaninë Bechtel & Enka.

Ai ka thënë se faji për moskryerjen e obligimeve ka qenë e qeverisë paraprake duke shtuar se ka qenë i obliguar të bëjë ato pagesa në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës ka thënë se ai nuk ka fshehur asnjë dokument ashtu siç është thënë në media.

“I lus të gjitha organet kompetente për të më hetuar sepse është një akuzë shumë e rëndë”, përcjell Telegrafi.

Lekaj ka thënë se fushata ndaj tij për rastin e Bechtel & Enka është bërë për të dëmtuar imazhin e tij.

Ai ka thënë se ka qenë ministri më i votuar në zgjedhjet 6 tetorit dhe se nuk do të merret me ata që po bëjnë fushatë ndaj tij.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës thotë se ministri paraardhës Lutfi Zharku nuk ka faj për vonesën e pagesës ndaj Bechtel & Enka pasi thotë se ky ka kërkuar vazhdimisht kryerjen e detyrimeve.

“Fajet i ka ministri i Financave të asaj kohe Avdullah Hoti, i cili nuk ka lëshuar financat për të paguar detyrimet ndaj Bechtel & Enka”.

Lekaj ka thënë se kyçjet e reja në autostrada i kushtojnë buxhetit 32 milionë euro.

Nënkryetari i AAK-së i ka quajtur të padrejta deklaratat e Avdullah Hotit se “nuk do të ndërtohet Autostrada e Dukagjinit”.

Ai thotë se për këtë projekt tashmë është marrë vendim në qeveri e i njëjti është votuar në Kuvend.

“Janë ndarë 2 milion euro, prej të cilave 1 milion janë shpenzuar për fazën projektuese”.

Lekaj ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK nuk mund t’i diskriminojnë banorët e Dukagjinit duke refuzuar ndërtimin e autostradës në ato anë.

Ai ka thënë se edhe Qeveria Haradinaj ka mundur t’i dënoj banorët e Anamoravës pasi sipas tij kur kanë ardhur në qeveri Autostrada “Arbën Xhaferi” ende nuk kishte filluar.

“Ne ndërtuam këtë rrugë pavarësisht se edhe ajo ndoshta nuk ishte shumë e frekuentuar”.

Lekaj ka thënë pavarësisht deshi apo jo Avdullah Hoti dhe koalicioni LDK-VV, Autostrada e Dukagjinit është punë e kryer pasi sipas tij është vullnet i qytetarëve të asaj ane dhe atyre që e kanë nisur këtë punë./Telegrafi/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img