3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: BE-së i kërkojmë liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Pal Lekaj, kryetar i GP të AAK-së ka thënë se ky është edge një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se pse duhet për shkak të qeveritarëve të korruptuar të vazhdojë duke mos liberalizuar vizat, transmeton Koha.net.
“Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës. Pse duhet që BE’ja për interesa krejt irrelevant, të një kastë qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Lekaj.
BE-ja, sipas Lekajt, duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetarë e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë.
“Morën rreth 50 milion banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t’ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë. Deri kur kështu?”, përfundon Lekaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img