Site icon PrishtinaPress

Lekaj: Autostrada “Arbën Xhaferi” do të transformojë rrënjësisht rajonin (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar sot autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht urën e saj, që është më e gjata në rajon.

Në një postim në Facebook, Lekaj ka shkruar se ky investim është më i madhi që ka ndodhur deri më tani në Republikën e Kosovës.

Më poshtë postimi i Lekajt:

Bashkë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vizituam urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, ura me piktoreske dhe me e gjata në rajon me këto pamje të këtij investimi që do te transformojë rrënjësisht ketë rajon dhe drejtimin për në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë, ku qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në kohë për të zhvilluar e transportuar ekonominë e tyrë shumë herë më të shpejt e më cilësisht se më parë.

Me këto të dhëna të rëndësishme për investimin, deri tani më i madhi i ndodhur në Republikën e Kosovës, ju garantojë se të tilla do të ketë edhe me tutje, kjo për të ndërtuar, KOSOVËN QË E DUAM TË GJITHË!

-Autostrada “Arbën Xhaferi” është rreth 65 kilometra e gjatë

-Në ketë projekt, janë të angazhuar mbi 3000 njerëz, rreth 80 % janë përsonel vendor; 344 kompani lokale, në shërbim dhe ndërtim; 80% e buxhetit të kuotuar në ketë projekt do t’i rikthehet prapë GDP’s vendore.

-Ura nga Kaçaniku deri në Elez Han është rreth 6 kilometra; Në të do të vendosen mbi 1400 trare të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër të gjatë; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra; Është hedhur mbi 147 mijë metër kup beton; Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve, “vetëm ndonjë apokalips”, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj.

Investimet e këtij lloji, mundësojnë integrimin rural e urban të Kosovës, por mbi të gjitha po bëhemi epiqendër moderne e lidhjes se koridoreve ndërkombëtare.

T
Exit mobile version