Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka deklaruar se për rastin e arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës për keqpërdorimet me patentë shoferë, po presin vendimin e Gjykatës, shkruan Gazeta Metro.
Lekaj ka deklaruar për Ekonomia Online se të gjithë personat që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare do të japin përgjegjësi para drejtësisë.
“Sa i përket rastit të patentë shoferëve apo zyrtarëve që janë arrestuar nga policia mendoj se që nga fillimi i marrjes së mandatit e kam vë në dijeni gjithë ata që tentojnë të keqpërdorin detyrën zyrtare që drejtësia do të ketë vend për ta dhe unë asnjëherë në asnjë mënyrë nuk kam qenë pengues i proceseve dhe ftoj prokurorin dhe gjyqësinë që të jenë korrekt dhe të i shkojnë çështjes deri në fund”, tha ai.
“Nuk mund të them asgjë më shumë sepse vazhdimisht kam apeluar në ato përfaljet që kanë ndodh për këtë departament për zyrtarët në fjalë që drejtësia duhet të vendosë dhe kanë mbështetjen time si ministër të pakufizuar të vij deri te e vërteta”.
“Ne po presim vendimin e Gjykatës, pas vendimit të gjykatës ne do të marrim vendime sipas Ligjit për Shërbyesit Civil dhe Kodit Penal dhe është në detyrën e sekretarit që të marr vendime”, tha Lekaj.
Të premten Policia ka arrestuar 23 persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit duke dhënë patentë shoferë në këmbim të parave..