Site icon PrishtinaPress

Lekaj: Artin do ta kujtojmë gjithnjë si artist me virtyte

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar në rrjetin social facebook pas vdekjes së aktorit, Art Kurti.
Lekaj ka thënë se Arti ishte gazmor përmes roleve, por edhe në jetën e përditshme.

“Lajmi se, nga sot nuk do të jetë më në mesin tonë aktori, miku ynë, Art Kurti, na ka tronditur pamatshëm. Arti ishte gazmor jo vetëm përmes roleve të tij në skenë përballë publikut, por edhe në jetën e përditshme. Ne, Artin do ta kujojmë gjithnjë si artist, e mbi të gjitha si një përson që miqësinë e afërsinë me njerëzit që e rrethonin e kishte virtyt. Familjes së Artit, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta!”, ka thënë Lekaj.

Art Kurti u gjet i vdekur sot në mëngjes.

Ai dyshohet se u vetëvra.

Exit mobile version