Sipas Lekajt, deklarata e emisarit amerikan duhet të merret seriozisht derisa shtoi edhe se nuk mund të përkrahet një kryeministër i cili po u del kundër miqve të Kosovës.
“Kjo është një alarm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës dhe duhet të merret seriozisht, që ne nuk mund të ndërrojmë politikat e SHBA dhe BE, jo pse jemi vend i vogël, sepse demokracia përkrahet nga këto vende, përkrahet qëndrimi i drejtë i çdo kryeministri, por nuk e përkrahin kryeministrin tonë që është në kahje të kundërt me miqtë tanë, pa e dëmtuar shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Lekaj në ABC News.