-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj, AAK: Deklarata e Escobar është alarm për Kosovën, duhet të merret seriozisht

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur alarmuese deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, teksa foli për qasjen e Kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësit Mirosllav Lajçak, tha se “një vend prej një milion e gjysëm s’mund ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”.

Sipas Lekajt, deklarata e emisarit amerikan duhet të merret seriozisht derisa shtoi edhe se nuk mund të përkrahet një kryeministër i cili po u del kundër miqve të Kosovës.

“Kjo është një alarm për shtetin dhe qytetarët e Kosovës dhe duhet të merret seriozisht, që ne nuk mund të ndërrojmë politikat e SHBA dhe BE, jo pse jemi vend i vogël, sepse demokracia përkrahet nga këto vende, përkrahet qëndrimi i drejtë i çdo kryeministri, por nuk e përkrahin kryeministrin tonë që është në kahje të kundërt me miqtë tanë, pa e dëmtuar shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Lekaj në ABC News.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img