Home Sport Leipzig kërkon 100 milionë euro nga Man City për Gvardiolin

Leipzig kërkon 100 milionë euro nga Man City për Gvardiolin

Josko Gvardiol ishte pa dyshim njëri nga senzacionet më të mëdha të Kampionatit Botëror që u luajt vitin e kaluar në dimër.

Ai me Kroacinë arriti të fitonte vendin e tretë, ndërsa Gvardiol tregoi performanca të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Manchester City është duke kërkuar shërbimet e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, Leipzig kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin kroat.

Exit mobile version