Josko Gvardiol ishte pa dyshim njëri nga senzacionet më të mëdha të Kampionatit Botëror që u luajt vitin e kaluar në dimër.
Ai me Kroacinë arriti të fitonte vendin e tretë, ndërsa Gvardiol tregoi performanca të jashtëzakonshme.
Ndërsa, Manchester City është duke kërkuar shërbimet e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, Leipzig kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin kroat.