Site icon PrishtinaPress

Lehtësohet procedura për pagesës të policës kufitare për mërgimtarë

Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Lorik Pustina udhëheqës i komunikimit nga Ministria e Diasporës tha se pagesa online e kartonit të gjelbër për bashkatdhetarët do të jetë mundësi e mirë dhe lehtësi për mërgimtarët.

“Është e padrejtë që bashkatdhetarët po paguajnë sigurim për Kosovë. Por ne për të lehtësuar hyrjen në Kosovë, kemi lansuar një server si pilot, që bashkatdhetarët të kenë mundësi për paguar online. Ata do të mund të paguajnë ende pa u nisur për Kosovë policën e sigurimeve”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij pagesa bëhet online dhe do të krijohet një barë kode, ku miun të ruhet edhe në telefonat e mençur. “Është procedurë që të është shkurtohet deri në 20 sekonda”, tha ai. Pustina bëri me dije se është testuar softueri. “Sistemi është funksional. Ne do të fillojmë nj fushatë”, tha ai.

Pustina bëri me dije se ky sistem do të instalohet në të gjitha pikat kufitare. “Të gjitha informatat janë në faqen online të Byrosë Së Sigurimeve dhe aty është një link ku shkruar për pagesë”, deklaroi ai.

Kurse për kartonin e Gjelbër, Pustina tha se fatkeqësisht ende nuk po mund të kemi rezultate. “Po punohet në këtë drejtim. Aty është një Nen ku thuhet se për të qenë pjesë e Kartonit të gjelbër vendi duhet të jetë pjesë e OKB-së. Me anëtarësimin e Kosovës në OKB, do të mund të jemi pjesë e Kartonit të Gjelbër”, tha ai.

Exit mobile version