Legjislatura aktuale, e pesta me radhë pas përfundimit të luftës, po vlerësohet si më e dobëta gjatë këtyre viteve.
Kështu vlerësojnë të paktën monitorues të punës së Kuvendit, analistë politikë, madje edhe vetë deputetë. Sipas tyre, mungesa e kuorumit e gjuha e vrazhdë kanë qenë vazhdimisht prezentë qoftë në seanca plenare ashtu edhe në mbledhje të komisioneve.
Në llupën e vërejtjeve është vënë edhe vetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në kohën e fundit, sipas analistëve, më shumë ka treguar përkushtim për turneun e tij dëgjimor sesa për obligimet si kryesues i institutit legjislativ.
Artan Murati nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Institut ky që monitoron Kuvendin, vlerëson se legjislatura e pestë ka pasur perfomancë të ulët që nga startimi i saj. “Që nga fillimi i punës së saj legjislatura e 5-të është përballur me shumë vështirësi dhe me efikasitet të ulët të punës”, ka thënë Murati. /Zëri/