Bayern Munich tentoi të bëjë mrekullinë sot, duke iu afruar kualifikimit, por nuk ia doli dot të përballojë shtesën prej 30 minutash dhe i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, kualifikimi i Realit ka hapur polemika edhe në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes.
Hungarezi Viktor Kassai ka vërshëllyer disa herë në favor të madrilenëve, ku veçohet kartoni i kuq i pamerituar i Vidal dhe goli i barazimit 2-2 në shtesë, nga Ronaldo, i cili ishte në pozicion jashtë loje.
Kjo ka rënë në sy edhe të ish-futbollistëve me emër, të cilët nuk kanë ngurruar të akuzojnë arbitrin publikisht apo në rrjetet sociale, transmeton tch.
I pari që ka shpërthyer ndaj gjyqtarit hungarez, ka qenë ish-bavarezi Michael Ballack, i cili është shprehur:”Dy skandale. Duhet të riluhet ndeshja”.
“Kryesori dhe anësorët, për turp”, ishte komenti i Christian Vierit nga Doha.
Ndërsa holandezi Rud Gullit ka shkruar:”Komplimente Realit, por gjyqtarët kanë qenë një makth”.
https://youtu.be/NtpTBKXsRhI
https://youtu.be/MlGKtL9ygVE