0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Legjenda e Counter-Strike mund të kthehet së shpejti

Njëri nga lojtarët më dominues të Counter-Strike 1.6 pritet të rikthehet në skenën e CS:GO, sipas ish-lojtarit të tij të skuadrës Ioann “Edward“ Sukhariev.

Bëhet fjalë për snajperistin ukrainas, Yegor “markeloff” Markelov, i cili u pensionua në vitin 2018 nga garat e CS:GO.

Lojtari legjendar në Counter-Strike 1.6, markeloff bëri kalimin në CS:GO në vitin 2012, por ai kurrë nuk e gjeti formën e tij në lojën e re.

Veterani luajti për skuadra si NAVI, Astana Dragons dhe HellRaisers dhe kaloi tre vitet e fundit të karrierës së tij në Flipsid3 Tactics derisa u tërhoq në vitin 2018.

Ukrainasi ishte pjesë e disa turneve Major, dhe fitoi një turne të rëndësishëm DreamHack Open Leipzig në vitin 2017.

 

Markeloff është jashtë skenës së CS:GO që nga viti 2018, por sipas Edward ai do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri.

Edward tha në njërin nga transmetim e tij, se markeloff do të rikthehet, pas pyetjes që ju bë nga një shikues.

“Duket se të gjithë do ta shihni së shpejti, tha Edward, sipas një përkthimi të bërë nga faqja e internetit Escore News. “Ka diçka interesante që vjen me Markeloff, disa lajme”.

Siç duket markeloff do të kthehet në CS:GO në rolin e trajnerit apo me ndonjë organizatë të re, pasi nuk pritet që të kthehet si lojtar, duke e ditur se është 35 vjeçar.

Ndërkaq nuk ka pasur ndonjë njoftim nga markeloff rreth rikthimit të tij në skenën e CS:GO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img