Site icon PrishtinaPress

Legjenda angleze: A mendoni vërtetë se ka pasur ndonjëherë futbollist më të mirë se Messi?

Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, për performancën e tij gjatë ndeshjes kundër ish-klubit të anglezit, Tottenham.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, i shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme të Barcelonës, që përfundoi me rezultat 4-2. Klubi katalonas u ndeshë me Tottenhamin në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley, transmeton Gazeta Express.

Pasi kishte shënuar edhe tri gola të tjera në xhiron e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, kundër PSV-së, Messi tashmë ka arritur t’i shënojë 64 gola në 65 paraqitje në fazën e grupeve.

Messi nuk ishte përfshirë në top treshen për lojtarin më të mirë të FIFA-s, pasi që këto pozita i morën Luka Modrici, Mohamed Salahu dhe Cristiano Ronaldo. Kroati kishte triumfuar, duke e fituar për herë të parë këtë çmim.

Megjithatë, Linekeri nuk ka asnjë dyshim që Messi është futbollisti më i mirë në botë, jo vetëm për shkak të golave që i shënon, por edhe për shkak të pasimeve që i bën brenda një ndeshjeje.

“Unë nuk e lavdëroj Messin normalisht, por harrojeni golat që i shënon, nëse ka pasur ndonjëherë një futbollist që pason më mirë se ai, atëherë unë nuk e kam parë atë”, ka shkruar Lineker në Twitter.

“A mendon ndokush me të vërtetë që ka pasur ndonjëherë ndonjë futbollist më të mirë se Lionel Messi? E kam seriozisht”.

Pas ndeshjes, Lineker e pa postuar edhe një foto të Messit në llogarinë e tij në Instagram. Në mbishkrimin e fotos, Lineker ka shkruar: “Është një privilegj ta shohësh këtë gjeni të vërtetë teksa performon. Messi, më i mirë i të gjithë kohëve”.

Exit mobile version