-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lega Serie A pritet t’i padisë klubet dhe autoritetet shëndetësore për protokollin e COVID-19

Lega Serie A janë të përgatitur të çojnë klubet dhe autoritetet lokale shëndetësore në një gjykatë apeli në mënyrë që të ruajnë protokollin e UEFA-s dhe të ndalojnë pezullimin e ndeshjeve, edhe nëse një ekip urdhërohet të karantinohet.

Autoritetet e futbollit besojnë se mund të përmbysin precedentin e vendosur nga apeli i Napolit për ndeshjen e anuluar kundër Juventusit në tetor të vitit 2020, duke u mbështetur në dekretin e ri të Qeverisë.

Ai dekret rregullon që ata që kanë një ‘Super Green Pass’ – pra kanë bërë vaksinën e dytë ose të tretë, ose janë shëruar nga COVID-19 brenda 120 ditëve të fundit – nuk kanë nevojë të karantinohen edhe nëse janë në kontakt me dikë që rezulton pozitiv.

Dekreti i ri do t’i detyronte këta njerëz të praktikojnë vetëm ‘mbikëqyrjen e vetes’ për çdo simptomë, duke bërë një test pesë ditë pasi ishin në kontakt të fundit me personin pozitiv.

Kjo me sa duket nuk do të përfshinte përdorimin e një maske të nivelit FFP2 në çdo kohë, ndryshe nga dekreti i mëparshëm.

Prandaj, Lega Serie A dëshiron të padisë ASL (autoriteti lokal shëndetësor) dhe t’i çojë në gjykatën e apelit për të siguruar që ata t’i përmbahen dekretit dhe protokollit të futbollit.

Ndryshe, drejtuesit e Lega Serie A patën një mbledhje urgjente mbrëmjen e së mërkurës, ku vendosen të mos shtyjnë asnjë ndeshje, madje as ato të klubeve si Bologna, Salernitana, Torino dhe Udinese që janë në karantinë, shkaku i vendimeve të ASL.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img